Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. Z., 52 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai e ka kanosur për motive të dobëta;
-Gj. T., 59 vjeç, dhe A. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një punonjës policie, se gjatë kohës që ka qenë në shërbim, është kanosur dhe fyer nga këta dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Gj., 28 vjeç, dhe E. L., 26 vjeç, banues në Lezhë. Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar motomjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në Lezhë, iu kanë gjetur atyre, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontollit në banesën e shtetasit E. L. u gjetën 3 përforcues grushti dhe 1 pushkë sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë dhe motomjetin.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 16 vjeç, pasi u kap në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA: NË PROGRES RAPORTIN E VITIT 2027, BE DO TË REKOMANDOJË ANËTARËSIMIN E SHQIPËRISË NË UNION
Artikulli tjetërRAMA: PAGA MINIMALE NË 2026 SHKON 500 EURO