Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, DVP Lezhë, arrestuan shtetasin B. K., 24 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës u konstatua duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi

Si dhe proceduan shtetasin A. P., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë–Ishull Lezhë është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi në aksin rrugor Lezhë–SMT, shtetasi E. D., 30 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar një motomjet tip “Honda”, ka përplasur biçiklistin Gj. Gj., 81 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit, të cilët pas marrjes së mjekimit në Spitalin Rajonal Lezhë janë larguar për në banesë. Punohet për përcaktimin e autorit të kësaj vepre penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin ndaluan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Gjorëm, Kurbin, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal që parashikonte dënimin e tij me 10 (dhjetë) ditë burg, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
* Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pa autor, pasi me datë 17.07.2025, shtetasi A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë, është konstatuar me dëmtime të lehta në autostradën Milot–Lezhë dhe ka deklaruar se ishte konfliktual me një person të panjohur. Pas komunikimit me familjarët, rezultoi se 25 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Po më datë 18.07.2025, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin V. V., 34 vjeç, banues në Milot, pasi ka bërë kallëzim i ati, shtetasi G. V., 71 vjeç, se gjatë një konflikti në banesë djali e ka goditur me një aparat celular, duke i shkaktuar një dëmtim të lehtë.

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 38 vjeç, banues në Gjakovë, pasi është kapur në Reps, Mirditë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë nisën procedimin penal për një shtetas të mitur, 15 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, pasi në një resort në Tale ka vjedhur një telefon, një çantë dhe një palë syze, në pronësi të një shtetaseje nga Kosova.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 18.07.2025 shtetasi R. L., 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, ka denoncuar se gjatë një furnizimi në një pikë karburanti në fshatin Skuraj, Kurbin, një shtetas i ka dhënë një kartëmonedhë 50 euro të dyshuar si e falsifikuar. Janë marrë në pyetje personat e përfshirë në këtë rast: shtetasi S. C., 50 vjeç, banues në Burrel, dhe pronari i pikës së karburantit, shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakKF VLLAZNIA KA ARRITUR NJË MARRËVESHJE ME KLUBIN SHAMROCK ROVERS PËR TRANSFERIMIN E PORTIERIT LEON POHLS
Artikulli tjetërBECI: TË HËNËN NË TERREN PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE