
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Malësi, Lezhë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Lezhës, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë nga banesa. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 72 vjeç, banues në Mirditë, pasi ka pushtuar një subjekt tregtar në pronësi të shtetases P. Gj., 61 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. L., 32 vjeçe, banuese në, Laç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetuesit të saj.
Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin konstatuan në një sipërfaqe toke publike, në fshatin Vinjoll, 103 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.






