Mungesa prej vitesh e udherrefyesve turistik apo edhe guidave te certifikuar, iu ka bere te veshtire turisteve vendas apo te huaj qe te vizitojne burimet natyrore turistike, objektet historike dhe arkeologjike qe ka Rajoni i Lezhes. Kjo mbet edhe sot nje problem i madh per te gjithe vizitoret, gje qe ka nxjerre jashte vemendjes gjithe asetet historike, arkeologjike,

gastronomine dhe ne vecanti turizmin bregdetar dhe ate malor qe ofron Lezha.Qytetare shprehen se “Udherrefyesit Turistik” jane nje domosdoshmeri per qytetin.

Nenkretarja e Bashkise Lezhe Oliana Moriseni teksa lancoi projektin mbi çertifikimin e “Udherrefyesve Turistik”, tha se prej vitesh Lezha nje vend turistik nuk mund te kuptohet e aq me shume te zhvillohet e promovohet pa to.

Ne bashkine Lezhe ndodhen mbi 34 monomente natyre dhe mbi 20 objekte kulti, muzeale, arkeologjike dhe historike qe mbi 80 % e tyre jane te pa vizitura.

Artikulli paraprakSHISNIN HEROINE NE LOKALET E SHKODRES, ARRESTOHEN DY SHTETAS
Artikulli tjetërVLLAZNIA PAGUAN GJOBËN, NDAJ SKËNDËRBEUT LUHET ME TIFOZË