Pas lirimit të banesave me mirëkuptim dhe marrëveshje të plotë me Bashkinë Lezhe, ka rinisur aksioni për shembjen e objekteve pas katedrales së qytetit, në zonën ku parashikohet të ndërtohet një qendër moderne për moshën e tretë. Punëtorë dhe mjete të specializuara janë angazhuar në terren për të bërë të mundur lirimin e plotë të hapësirës publike, e cila prej vitesh ishte e zaptuar.
Këto objekte ishin ndërtuar dhe shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme që prej viteve ’90, kryesisht nga pjesëtarë të komunitetit rom dhe familje të ardhura nga zonat verilindore të vendit. Megjithatë, procesi i lirimit të tyre është realizuar pa konflikte, falë bashkëpunimit mes banorëve dhe autoriteteve vendore.
Nderkohe pavaresisht se banoret ishin te paligjshem ne kete objekte, Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë masa mbështetëse për familjet e prekura, duke u ofruar bonus qiraje dhe duke i përfshirë në programet e strehimit social, me qëllim sigurimin e një zgjidhjeje më të qëndrueshme për ta.Ndërkohë, në zonën pas katedrales pritet të nisë ndërtimi i një qendre bashkëkohore për moshën e tretë. Ky investim, me vlerë rreth 2 milionë euro, synon përmirësimin e shërbimeve sociale dhe krijimin e kushteve më të mira për të moshuarit në qytetin e Lezhës, duke shtuar njëkohësisht edhe hapësirat funksionale publike për komunitetin.

Artikulli paraprak“DUA TË LUAJ”, INVESTIMI I MADH QË NIS PËR FËMIJËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërLEZHA DHE SPOLETO MARRËVESHJE BINJAKËZIMI