
Policia Rrugore e Lezhës vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.Gjatë kontrolleve të zhvilluara përmes patrullimeve në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente të monitorimit, janë konstatuar dhe ndëshkuar dhjetëra shkelje të Kodit Rrugor, që lidhen me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalimet e gabuara dhe shkelje të tjera që përbëjnë rrezik për aksidente.Sipas Policisë, në ditët e fundit është arrestuar një drejtues mjeti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu, tetë drejtues janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.Gjithashtu jane vendosur 2,364 masave administrative për tejkalim të shpejtësisë, 915 gjobave për parakalime të gabuara dhe 40 masave administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.Policia Rrugore u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë, ndërsa thekson se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset rrugore të qarkut Lezhë.






