SHËMBET NJËRI SEGMENT I RRUGËS, BANORËT NË RREZIK IZOLIMI.Rruga nacionale që lidh Lezhën me Rubikun rrezikon të bllokohet, për shkak të shembjeve në disa pjesë të saj. Gërryerjet nga Lumi Mat përgjatë ketij segmenti, jane me prezente në hyrje të Rubikut.

Në dy pjesë e tij kalimi i mjetëve bëhet vetëm vetem ne njërën korsi, duke rritur rriskun e ndonjë aksidenti të mundshëm. Edhe pse është vënë në dijeni të kësaj problematike, Auteriteti Kombëtar i Rrugeve per veriun nuk ka marrë asnjë masë, për riparimin e pjesëve të dëmtuara, duke bërë që situata të rëndohet dita- ditës. Për këtë drejtuesit e mjeteve kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi për ta rreziku I aksidenteve është prezent çdo ditë.

Në këtë aks kalojnë cdo ditë, qindra banorë të fshatrave të Rubikut, të cilët rrezikojnë të izolohen si pasojë e rrëshkitjeve massive të rrugës.