Viti 2025 ishte një vit i vështirë për Shërbimin Zjarrfikës në Qarkun e Lezhës, i cili ka kryer 1364 ndërhyrje, kryesisht në raste zjarresh, por pa lënë pas edhe aksidentet rrugore. Të dhënat u bënë publike gjatë analizës së Drejtorisë së Përgjithshme të MZSH-së në Lezhë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të prefekturës dhe tre bashkive të këtij qarku.Duke iu referuar dinamikës së punës, përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Brendshme, Agustin Pepkolaj, vuri theksin te problematikat e hasura, kryesisht për shkak të mungesës së logjistikës, duke u kërkuar bashkive që të investojnë në këtë drejtim.
Prefekti i Qarkut, Taulant Malshi, dhe nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla, garantuan vëmendje të shtuar për forcimin e strukturave të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi.
Qarku i Lezhës konsiderohet një ndër zonat më problematike sa i përket zjarreve dhe aksidenteve rrugore, ndaj investimi në shërbimin zjarrfikës shihet si domosdoshmëri për t’iu përgjigjur situatave dhe dinamikës së punës.

Artikulli paraprakRRJOLL,DITA GJASHTË E PROTESTËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA VIJON SERINË E FITOREVE