Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda në komisiariatin e policisë së Lezhë. Dy efektivë policie janë konfliktuar me grushte brenda në komisariat. N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Dy policët janë pezulluar nga detyra.

Njoftimi i policisë:

Sektori i Sh.Ç.B.A. Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.

Artikulli paraprakDËMTOHET RRUGA NË KRUJË, 5 FSHATRA RREZIKOJNË TË MBETEN TË IZOLUARA
Artikulli tjetërRUSI, FESTIVALI I SKULPTURAVE PREJ AKULLI PËR PJESËMARRËSIT NË BOTËRORIN 2018