Policia e Lezhes ka finalizuar mengjesin e se shtunes operacionin policor te koduar “Gurra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim dhe me Policinë e Kurbinit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gurra”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.P.,20 vjeç, banues në Laç, Kurbin

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, në lagjen “Gurra”, në kuadër të operacionit “Gurra”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike,315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË MIRDITË, POLICIA IDENTIFIKON AUTORËT
Artikulli tjetërKUKËL, ORGANIZOHET “DITËT E MJEDËS”