Kjo siperfaqe e madhe toke të cilen e kishin mbuluar ferrat në zonen e quajtur Fang mes kufirit ndares së Lezhës dhe Vau Dejësit, u punua për herë të parë në vitin 2014-të.Atë që nuk a arriten vendasit dhe asnjë regjim që drejtoj Shqipërinë, e bëri një shqiptar i Kosovës që jeton prej 30-vitesh ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hysni Syla ka kultivuar 100 hektarë tokë në këtë zonë të cilën ja ka marrë me qira shtetit dhe mbjellë me arra.Dashuria për trojet shqiptare e nxiti që të rikthehet e të investojë në Shqipëri.

Përgatitja e infrastruktures ka qenë shumë e vështire, për të ringjallur bimen në këtë tokë të pashfrytëzuar asnjehere tregon 62-vjeçari Syla.

Në këtë vend ka gjetur veten mes një mjedisi të ngrohte dhe bashkëpunimin me fshataret, por aspak mbështetjen e shtetit shqiptar thotë Hysni Syla.

Iniciativa të tilla të guximshme dhe me mjaft kosto financiare duhen mbështetur nga shteti, thonë specialistet e bujqësisë nga Kosova të cilët po insistojnë në vazhdimësi për suksesin e këtij investimi.

Teksa ka vendosur ta kalojë pleqërinë në Shqipëri duke u marrë me bujqesi, Hysni Syla ka një mesazh për të gjithë njerezit që jetojnë në fshat.

Rasti i këtij shqiptaro-amerikani është shembulli më pozitiv për shoqërinë shqiptare, që mos të shohin emigrimin si zgjidhje por ti rikthehen tokës në vendin e tyre.

Artikulli paraprakKONFERENCA “SFIDA TË NDËRHYRJES NË AUTIZËM”
Artikulli tjetër60- VJETORI I ENCIKLIKËS SË PAPA GIOVANNI XXIII