
Stadiumi Besëlidhja do të zhvendoset nga qyteti i Lezhës dhe zona ku ndodhet aktualisht do të kthehet në parking nëntokësor dhe ambjent atraktiv për qytetaret. Ky është plani i Bashkisë Lezhë i cili është prezantuar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, sipas të cilit stadiumi i ri do të ndërtohet në periferi të qytetit dhe do financohet nga Qeveria sëbashku me Federaten Shqiptare të Futbollit.Ky investim shihet edhe si zgjidhje për ti dhënë frymëmarrje qytetit dhe shmangur kaosin që krijohet kryesisht gjatë stinës së veres, nga mungesa e vendparkingjeve.
Zona ku ndodhet stadiumi ka një siperfaqe të konsiderueshme, për ta kthyer në pedonale dhe ambjent atraktiv për qytetaret, ndërsa bashkia garanton se aty nuk do të ndërtohen pallate siç është propaganduar gjatë koheve të fundit.