Një stallë është përfshirë nga zjarri në afërsi të “Urës me Harqe “, në Lezhë.

Menjëherë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikëset dhe policia ku po punohet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit

Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak“JO TEMJANI I CEREMONISË KISHTARE, POR GAZI LOTSJELLËS DHE TYMI I ZI I GOMAVE TË DJEGURA DO TË MBETEN NË KUJTESË”, PROTESTAT NË MAL TË ZI NË FOKUSIN E SHTYPIT GJERMAN
Artikulli tjetërGRABITET ‘BMW’-JA E QYTETARIT NGA KOSOVA NË AKSIN RRUGOR MILOT-RRËSHEN