Lezha është kthyer në epiqendren e mundësve më të mire nga e gjithë Shqipëria këtë fundjave.Në këtë qytet po zhvillohet kampionati kombëtar i mundjes për të rritur, me pjesmarrjen e 14 ekipeve nga i gjithë vendi dhe dhjetra sportisteve. Trajneri i ekipit të Besëlidhjes në Mundje Altin Shtjefni thotë se ky është aktiviteti më i rëndësishem që zhvillohet në Lezhë në këto 30 vite.

Presidenti i Federates Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni thotë se ky kampionat do të përcaktojë sportistet që do të përfaqësohen në garat e ardhshme ndërkombëtare, ndaj dhe rivaliteti është mjaft i fortë.

Pjesë e këtij kampionati kombëtar të Mundjes që po zhvillohet në Lezhë janë dhe sportistë kampion bote dhe medalista olimpik, duke tërhequr vemendjen e të apasionuarve pas këtij sporti.

Artikulli paraprakKURBIN, ZJARR NË FABRIKËN E KËPUCËVE
Artikulli tjetërKONSULTIME ME PRINDËRIT PËR NDALIMIN E TIKTOK-UT, RAMA: FËMIJËT TË NGARKUAR NGA TENSIONI DHE PRESIONI I KRIJUAR NGA RRJETET SOCIALE