Ditën e enjte, më 5 shkurt 2026, në Lezhë do të zhvillohen homazhe në nderim të koreografit dhe mjeshtrit të njohur Gazmend Golemi, i cili u nda nga jeta pak dite me pare, duke lënë pas një boshllëk të madh në artin dhe kulturën e qytetit të Lezhës dhe me gjerë.

Në një njoftim Bashkia Lezhë behet me dije se homazhet do të mbahen në Sallën e Galerisë, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, nga ora 10:30 deri në 14:00, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë, artistë dhe qytetarë do të kenë mundësinë të bëjnë nderimet e fundit. Pas homazheve trupi i pajetë i koreografit do të përcillët direkt për në varrezat e qytetit në Grykë Zezë.

Nga ana tjetër familjarët njoftojnë se pritjet për mesazhe ngushelluese për artistin e ndjerë Gazmend Golemi, do të bëhën ditën e premet dhe të shtunën nga ora 08:00-17:00 si dhe të dielen nga ora 08:00 deri në orën 13:00 në ambjentët e shtëpisë Funerale “Zefi” pranë “Net Centër” Lezhë.

Gazmend Golemi do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar, pasionin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në jetën artistike të Lezhës, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm në veprimtaritë e Pallatit të Kulturës.

Lezhë nuk humbi vetem një koreograf por një njeri të çmuar.Figura dhe trashëgimia e tij në artin e koreografisë do të mbeten të paharruara.

Artikulli paraprak“ZHBLLOKOHET” TIKTOKU, PLATFORMA HAPET NË SHQIPËRI PAS NJË VITI PEZULLIM
Artikulli tjetërMOT I KEQ, SHTYHET NISJA E TRAGETEVE NGA DURRËSI DREJT BARIT