Kuzhinier të njohur dhe aktor të hoteleri-turizmit nga e gjithë Shqipëria u bënë bashkë në Troshan të Lezhës.Kjo mbrëmje u organizua nga Shoqata e Kuzhiniereve, ku në fokus ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe bashkëveprimi i tyre në fushen e gastronomisë dhe hoteleri-turizmit, për ti dhënë më teper zhvillim këtij sektori që po e bën të njohur Shqipërinë dhe Lezhën në veçanti në të gjithë boten.

E njohur si mbreteresha e kulinarisë shqiptare, ky sektor po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim në Lezhë. Deri në 300 mijë përsona në vit e vizitojnë këtë rajon vetem për turizmin gastronomik, ndërsa promovimi i gjithë zonës së veriut në këtë sektor do të vijojë edhe në Australi, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Në këtë mbremje shoqata e kuzhiniereve shqiptar festoi dhe 8 vjetorin e krijimit të saj, ku me këtë rast vlersoi me titullin anëtar nderi kuzhinierin lezhjan Fatmir Ndoj.Vlerësimi erdhi për kontributin e vyer dhe angazhimin e vazhdueshem në promovimin dhe ngritjen e imazhit të gastronomisë shqiptare, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshem në avancimin e kultures dhe traditave kulinare të vendit.

Artikulli paraprakVENDIMI I TRUMP NUK PRITET MIRË NGA AFGANËT
Artikulli tjetër“NJË MILION VOTUES PO PËRJASHTOHEN NGA ZGJEDHJET”, BERISHA PARALAJMËRON PROTESTA PARA AMBASADAVE SHQIPTARE