Sezoni turistik i këtij vitit në Lezhë ishte mjaft i suksesshem, duke shënuar sërish rritje në masen 10%.Të dhënat janë bërë publike gjatë një takimi të përbashket të të gjithë aktoreve të përfshire në mbarevajtjen e sezonit, ku duke u ndaluar tek rezultatet e arritura, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin theksoj rëndësinë e projekteve madhore infrastrukturore që pritet të nisin, si autostrada Milot–Balldren dhe bypass-i i Shëngjinit, të cilët do ti japin zgjidhje dhe problemit të trafikut.
Prefekti i Lezhës, Tauland Malshi, u shpreh se ky bashkëpunimi mes të gjithë aktoreve e ktheu sërish Lezhën në epiqendër të vëmendjes turistike, ndërsa drejtori i Policisë Vendore, Altin Mena, theksoi se nuk pati asnjë shqetësim per oraret e zhurmat përtej normave të lejuara.
Sipas të dhënëva zyrtare përgjatë 3 mujave të verës zonat turistike të Lezhës janë frekuentuar nga mbi 1.5 milion turist, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptare të kosovës të cilët vijojnë që ta kenë destancionin e tyre kryesor për pushime verore bregdetin e Lezhës.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR NDËRHYN NË LAGJEN “ILIRIA”
Artikulli tjetërMBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR, PD EMËRON NËNKRYETARËT PËR KOMISIONET E DREJTUARA NGA MAZHORANCA