
Mungesa e përgjigjeve në kohë nga institucionet shtetërore ndaj kërkesave zyrtare po sjell zvarritje të theksuara të proceseve gjyqësore në Lezhë. Ky shqetësim është ngritur nga Dhoma Vendore e Avokatisë gjatë një takimi të përbashkët me avokatët e qarkut.Sipas kreut të kësaj dhome, Mark Lleshi, institucioni që paraqet më shumë probleme në këtë drejtim është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Përballë kësaj situate, Dhoma Vendore e Avokatisë paralajmëron se do t’i drejtohet institucioneve qendrore, duke theksuar se kthimi i përgjigjeve është detyrim.
Me hartën e re gjyqësore, Gjykata e Lezhës i shërben të gjithë qarkut, përfshirë Mirditën dhe Kurbinin, dhe vonesat në proceset gjyqësore janë të shumta, ndërsa ata që i vuajnë pasojat janë qytetarët.






