Policia Vendore e Lezhës ka referuar disa raste në Prokurori gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të tyre.Sipas te bluve shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, është konfliktuar me një 35-vjeçare për shkak të një manovrimi të gabuar me automjet në rrugë. Policia po punon për kapjen e tij dhe identifikimin e bashkëpunëtorit.Po në Laç, nisi procedimi penal për shtetasin S. L., 54 vjeç, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan në Prokurori materialet për shtetasin Gj. R., 25 vjeç, banues në Laç, pasi kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt në qytetin e Lezhës, duke penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.Gjithashtu, Policia Rrugore Lezhë nisi procedim penal ndaj shtetasit E. X., 34 vjeç, banues në Mamurras, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa targë dhe pa leje drejtimi.Materialet procedurale per te gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Artikulli paraprakAKTIVITET PËR 7-8 MARSIN NË SHKOLLËN “AT GJON KARMA”
Artikulli tjetërPUNIMET PËR UJËSJELLËSIN DREJT PËRFUNDIMIT