
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin K. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke djegur goma automjetesh, në autostradën “Laç–Lezhë”. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të kallëzimit të shtetases V. Gj., se ish-bashkëshorti i saj, shtetasi B. Gj., 41 vjeç, kishte marrë nga shkolla, pa autorizimin e saj, djalin e tyre të mitur. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, 2 fëmijët e mitur të këtyre shtetasve u pajisën me urdhra mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.






