Lezhë, zjarr i madh në masivin pyjor

Një zjarr i fuqishëm i ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Zimaj të njësisë administrative Ungrej, në Lezhë. Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor fare pranë kishës së fshatit. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve pasi situata paraqitet e rëndëuar. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa nuk përjashtohet as zjarrvënia e qëllimshme.

Artikulli paraprakSHKODER :CIGARE KONTRABANDE,2 TE NDALUAR DHE NJE NDIQET NE GJENDJE TE LIRE
Artikulli tjetërKULT – Pjerin Vlashi