
Edhe pse niveli i ujit në zonat e përmbytura në Lezhë është ulur me rreth 10 centimetra, situata mbetet serioze dhe larg normalizimit. Në Barbullojë, ku ne ndodhemi tani, banorët vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha. Uji është ende prezent në oborret dhe rreth shtëpive, duke e bërë të pamundur kthimin në jetën e përditshme. Banorët thonë se pavarësisht uljes së nivelit, dëmet janë të konsiderueshme dhe frika më e madhe është që uji mund të rikthehet nëse reshjet rifillojnë.
Kryetari i fshatit, Bardhok Gjoka, shprehet se situata është e rënduar. Ai thekson se shumë familje kanë ende ujë brenda oborreve dhe disa prej tyre nuk munden të futen as në stallat e bagëtive. Sipas tij, banorëve po u dërgohet ushqim për bagëtitë, por ndihma është ende e pamjaftueshme për situatën aktuale.
Qindra hektarë tokë bujqësore në Barbullojë, Rrilë, Mylte, Spiten dhe Tresh vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ujit, duke krijuar një emergjencë që, sipas banorëve, rrezikon të zgjasë për ditë të tëra.
https://youtu.be/r7hJfcNytCU






