
Fenomeni i Gjakmarrjes eshte trajtuar permes nje libri me autor misionarin e pajtimit Pjeter Gjok Marku.Ky botim i titulluar “Pajtimi, ky mision i shenjte i kombit” u promovua ne Lezhe, permes nje aktiviteti te gjere ku ishin te pranishem autoritete lokale, misionar te pajtimit dhe miq e dashamires te librit.Të pranishmit vlerësuan rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Pjetër Gjok Markut në pajtimin e gjaqeve dhe ndërtimin e urave të paqes mes familjeve të përfshira në konflikte.
Gjatë fjalës së tij, autori u shpreh se ky mision fisnik nuk do të kishte qenë i suksesshëm pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e shumë njerëzve të tjerë që kanë qenë pjesë e procesit të pajtimit.
Pjetër Gjok Marku është një nga figurat më të njohura në fushën e pajtimit, duke qenë protagonist në dhjetëra raste pajtimesh gjatë tri dekadave të fundit, jo vetëm në Qarkun e Lezhës, por edhe më gjerë.






