Partia më e re në Shqipëri, LIBRA për herë të parë që nga krijimi i saj në nëntor të vitit të kaluar ka hapur dyert për 10 mijë anëtarët e saj për të votuar në zgjedhjet e para të kësaj force politike.

Anëtarët e LIBRA-s do të votojnë jo vetëm për kryetarin e kësaj partie politike por edhe për 30 anëtarët që përbëjnë bëthamën kryesore të strukturës. Procesi i votimit në Shkodër por edhe në të gjithë vendin po ecën pozitivisht dhe pa probleme. Ben Blushi nuk është kandidati i vetëm për kryetar por janë edhe rreth 100 të tjerë për të cilët anatarsia ka mundësi që të votojë online përmes telefonit, kompjuterit apo edhe të paraqitet në zyrat e LIBRA-s në dy ditë me radhë. Risi në këtë proces të një force politike është votimi elektronik përmes inovacionit e mundësuar nga një kompani amerikane. Në Shkodër deri tani LIBRA ka afro 200 anëtarë ndërsa pritet që në vazhdimësi numri të shtohet. Pas këtyre zgjedhjeve, kryetari që do votëbesohet dhe 30 anëtarët e bërthamës do organizojnë punën në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Artikulli paraprakPEZULLOHET UZINA E KABLLOVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërPD MBLEDH KRYESINË, NË FOKUS PROTESTA E 18 SHKURTIT