
Bibilioteka e qytetit pasurohet me 170 botime, ne fokus promovimi letersise dhe kultures Japoneze tek lexuesit
Biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë është pasurur me 170 tituj të rinj librash nga autorët më të njohur japonezë, në gjuhën angleze. Kjo nismë vjen si mbështetje nga Ambasada e Japonisë në Shqipëri, në kuadër të projektit kulturor “Read Japan”, që synon të nxisë shkëmbimet ndërkulturore dhe të promovojë letërsinë dhe kulturën japoneze tek lexuesit.Në ceremoninë e dhurimit të librave, ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato, e cila u shpreh se ky bashkpunim me Bashkinë e Lezhës u mundëson lexuesve që të njohin më shumë Japoninë.
“Ne po dhurojmë 170 tituj librash me autorë japonezë, të cilët do të lexohen prej jush në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë, do të keni mundësinë të njihni më shumë rreth Japonisë në fusha si historia, shkenca, politika, kultura, ekonomia dhe letërsia artistike.Jemi të lumtur që përmes kësaj nisme po pasurojmë bibliotekën e qytetit tuaj dhe shpresojmë që veçanërisht të rinjtë të informohen më gjerësisht për Japoninë.Ky është një bashkëpunim i mirë ndërmjet Ambasadës dhe Bashkisë së Lezhës, me synimin për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet tona. Që prej vitit 2022 kemi pasur edhe bashkëpunim ekonomik me këtë bashki, dhe jam e bindur se ky partneritet do të vazhdojë gjatë, për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.”
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Eueda Molla dhe Drejtoria e Kultures Jona Dividi i konsideruan këto tituj librash si një dhuratë mjaft të vlefshme për biblioteken.
Kjo nismë jo vetëm pasuron fondin e bibliotekës së Lezhës, por krijon edhe ura të reja komunikimi mes kulturave, duke i ofruar brezit të ri mundësinë për të zgjeruar horizontin përmes leximit.