Në ambjentet e Muzeut të Kujtesës në Shkodër, një grup studentësh u bashkuan për të lexuar përmes një aktiviteti të dedikuar për librat e ndaluar të periudhës së diktaturës. Autor si Arshi Pipa, Petro Marko apo edhe Musime Kokalari kanë lënë një kontribut të madh në letërsi, duke u lënë breza pasardhës një histori të tmerrshme. Vetë pedagogia dhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që kanë bërë të mundur këtë takim, Regjina Gokaj Prendushi dhe studentet Saina Ferraku dhe Sashenka Mezini, flasin për këtë aktivitet, i cili sipas tyre duhet të shërbej edhe në vazhdim për të kujtuar ato kohë të errta dhe sidomos librat që kanë lënë pas autorët që vuajtën dënime.

 Përtej pjesëve të lexuara në aktivitetin në Muzeun e Kujtesës së Shkodër, u diskutu edhe për histori të dhimbshme të përjetuara në kohën e komunizmit. Muzeu i Kujtesës u përzgjodh për vijueshmërin e leximeve të librave të ndaluar të komunizmit edhe për shkak të historisë së errët që ka trashëguar, me qindra të burgosur nëpër birucat e tij.

Artikulli paraprakTË DREJTAT THEMELORE TË TETRAPLEGJIKËVE
Artikulli tjetër“FAMILJA BRENDA BURGJEVE TË KOMUNIZMIT”