
Pedagogë dhe nxënës të Liceut Artistik “Jordan Misja” ne Tirane kanë sjellë në Lezhë një koncert të veçantë me muzikë dhome për publikun dhe nxënësit e profilit muzikor të Shkolles “Besëlidhja”. Në këtë mbrëmje artistike interpretoi në violinë edhe Fabio Markolaj, një emër i njohur për këtë shkollë, pasi hapat e parë në muzikë i ka hedhur pikërisht këtu.
Atmosfera e krijuar në hollin e shkollës u shndërrua në një skenë të mirëfilltë artistike, ku interpretimet e përzgjedhura u pritën me duartrokitje të shumta dhe emocione të forta nga të pranishmit.
Për drejtuesit e dy institucioneve, kjo iniciativë përfaqëson më shumë sesa një aktivitet artistik. Ajo shërben si një urë bashkëpunimi që nxjerr në pah talentin e brezit të ri dhe forcon lidhjet mes shkollave, duke e kthyer Lezhën në një hapësirë të gjallë të artit dhe krijimtarisë.
I rikthyer në ambientet ku violina e shoqëroi për 9 vite, Fabio Markolaj e përshkroi këtë moment si tejet emocionues pasi në këtë shkollë nisi rrugëtimin e tij muzikor, ndersa nxenes te tjere theksuan se ishte kenaqesi dhe sfide njekohesisht pasi publiku kishte njohje te kulturws artistike.
Sjellja e aktiviteteve të tilla artistike në Shkollën “Besëlidhja” vlerësohet si një mundësi e mirë për njohje dhe bashkëpunim mes shkollave, duke afruar më shumë të rinjtë me artin dhe edukimin muzikor.






