Në Pallatin Elize ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me presidentin francez, Francois Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Në hyrje të Pallatit, liderve të Ballkanit njëri pas tjetrit iu urua mirëseardhja nga i zoti i shtëpisë. Takimi ku janë të pranishëm shefat e qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjës mbahet në kuadër të Samiti për Ballkanin që sot i ka nisur punimet në Paris. Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hanh, ka deklaruar se për Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë janë ndarë 96 milionë euro për linjën hekurudhore që do të lidhë të tre shtetet.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, PËRCAKTOHEN GJYQTARËT E DY GJYSMËFINALEVE
Artikulli tjetërBE-ja: 96 MLN € PËR HEKURUDHAT NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE SERBI