Lideri i grupit militant Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është larguar nga baza e tij në Mosul, thanë zyrtarë amerikanë dhe irakianë.

Baghdadi, i cili ka shpallur veten lider të të ashtuquajturit kalifat, pasi ka marrë kontrollin e Mosulit më 2014, po fshihet në shkretëtirë, thanë zyrtarët. Sipas tyre, mungesa e al-Baghdadit në komunikimet e brendshme të Shtetit Islamik dhe tërheqja e tij nga postimet në Telegram, Twitter dhe media të tjera sociale, sugjerojnë se ai ka ikur. Lajmi, megjithatë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Ushtria irakiane, me mbështetjen e koalicionit që udhëheq SHBA-ja, ka rikthyer kontrollin e pjesës lindore të Mosulit në muajin janar, ndërsa po lufton edhe për anën perëndimore.

Artikulli paraprakKY ËSHTË SAMSUNG S8+
Artikulli tjetërDREJTORIA E BUJQËSISË PREZANTON PROJEKTIN “SARED” PËR MBËSHTETJEN E FERMERËVE