Lidhën e grabitën 86-vjeçaren prangoset banda e shqiptarëve

Kanë përfunduar në burg banditët shqiptarë që ishin bërë tmerri i banorëve në trekëndëshin Lucca-Pistoia-Firenze, duke kryer grabitje e vjedhje në makina e shtëpi. Pesë prej tyre ishin autorë të një akti të shëmtuar në 14 maj të vitit të kaluar, kur, në një vilë në Camigliano një grua 86-vjeçare u lidh e u la e shtrirë përtokë teksa autorët i plaçkitnin shtëpinë. Një akt i pashembullt dhune, i cili la gjurmë të pashlyeshme te zonja e moshuar dhe provokoi reagimin e banorëve. Autorët tani janë në qeli. Emrat e tyre janë Flori Sejdini, Ervis Marashi e Kristian Kulli, të gjithë 25 vjeçarë, Zef Paluca, 40 vjeç, si dhe rumuni Vasile Viprian Deesy, 41-vjeçar. Megjithëse u trondit jashtë mase, edhe për shkak të moshës së saj, 86-vjeçarja gjeti forca të bashkëpunonte me karabinierët, duke iu ofruar të dhëna për agresorët. Arrestimi i tyre është bërë dje, në disa lokalitete të provincave të Luccas e Pistoias. Në operacionin “Tramonto” për arrestimin e tyre janë angazhuar rreth 35 forca, nën komandën e togerit Rosario Tedesco. Tani prokuroria po punon për të provuar edhe shumë krime të tjera të kryera nga grupi i shqiptarëve dhe personave të tjerë që mund të jenë përfshirë, por ndërkohë objektivi i parë i është arritur, duke zbardhur gjithë ngjarjen në grabitjen e të moshuarës.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT: PLAN VEPRIMI ME FORCA POLICIE CIVILE PËR KONTROLLE TË BEFASISHME.
Artikulli tjetërFSHF, DUKA: KUSHTE PËR FEMRAT NË STADIUME, FUTBOLLI JO VETËM I BURRAVE