Kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Veriut kanë ulur siparin e tyre, duke shpallur edhe ekipet kampione. Kështu, pas përfundimit të ndeshjeve finale, u zhvillua edhe ceremonia përkatëse e vlerësimit të ekipeve më të mira. Në grupmoshën U-13, kampion u shpall ekipi i Atletik Klub Shkodra. Trajneri i këtij ekipi, Eder Zmijani tha se është shumë i kënaqur, pasi është shpërblyer mundi i gjithë sezonit.

Ndërkohë, në grupmoshën U-15, kampion u shpall ekipi i Veleçikut, teksa trajneri i saj, Admir Hysaj tha se brezi i futbollistëve që kishte në dispozicion ishte shumë cilësor.

Edhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, Lazër Matija u shpreh i kënaqur me këtë sezon futbollistik, pasi janë një numër i madh futbollistësh dhe ekipesh që marrin pjesë në këtë kampionat me grup-mosha të ndryshme.

Në zonën e Shkodrës kanë qenë mbi një mijë fëmijë të angazhuar në kampionatet e Ligës Amatore, të inkuadruar në plot 80-ekipe.

Artikulli paraprakSHKON NË 9 NUMRI I TË VDEKURVE, SHUMICA JANË NXËNËS
Artikulli tjetërZBRET INFLACIONI ME 2.2%,RRITET CMIMI I USHQIMEVE