KUQEBLUTË JANË MUNDUR NGA MORNAR ME REZULTATIN 79-48.Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ka pësuar një tjetër humbje në Ligen Ballkanike. Kuqeblutë janë mundur 79-48 nga ekipi i Mornar duke treguar kështu nivelin në të cilën është katandisur ekipi shkodranë.

Skuadrës i janë larguar 3 basketbollistë cilësore, pikërisht Sarajlia, Gavraniç dhe Pajoviç. Kio ka bërë që Vllaznia të merrte pjesë në ndeshjen e dytë ndaj Mornar me basketbollistë shkodranë të cilët në katër perioda nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se 48 pikë.  Vllaznia në këtë sfidë ka humbur në të gjitha periodat, në të paren 21-8, në të dytën 16-15, në të tretën 17-13 dhe në të katërten 25-12. 

Deri tani në këtë ligë kanë pësuar 6 humbje duke zhgënjyer kështu totalisht.  Pavarësisht se skuadra pati premtuar se mund të bënte një paraqitje të mirë po pa ia arritur qëllimit, kjo për shumë arsye. Për të mbyllur aventurën në Ligen Ballkanike, Vllaznisë do ti duhet të zhvillojë dhe takimet e kthimit që nuk pritet të bëjë ndonjë surprizë të madhe. 

Ndërkohë vemendja do të përqëndrohet në kampionatin shqiptar ku synohet fitimi i titullit kampion. Por dhe kjo mbetet për tu parë për shkak të problemeve tashmë të njohura me pallatin e sporti,t stërviten që do të realizojë ekipi si dhe përforcimet që mund të bëhen të cilat akoma nuk janë përcaktuar. 

Artikulli paraprakFESTIVALI FOLKLORIK, SHKODRA FILLON PËRGATITJET
Artikulli tjetërKUPA E MBRETIT, REALI KËRKON HAKMARRJE NDAJ ATLETICO