Një kualifikim dramatik në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. kështu mund të quhet suksesi i Vllaznisë për femra. Vajzat shkodrane përmes penalltive u kualifikuan përballë kampiones turke ALG Spor ndeshje e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vllaznia shënon e para që në minutën e 7 me Gjinin por në fillimin e pjesës së dytë ekipi mik barazon me anë të Sejfatdinova. Vllaznia nuk dorëzohet dhe kalon sërish në avantazh teksa përsëri në minutën e 70′ realizon Luçie Gjini. Vetëm pas 3 minutash sërish nga një goditje standarde ekipi turk barazon në 2-2 me anë Arhan. Loja e rregullt mbyllet në 2-2 por Vllaznia mbetet me 10 futbolliste sepse Curraj merr kartonin e dytë të verdhë. Në kohën shtesë në fund të 15 minutëshit të dytë ALG Spor shënon golin e tretë dhe kur dukej se gjithçka përfundoi është Bajraktari që lë mbrojtjen dhe barazon sekondat e fundit shifrat në 3-3. Tek penalltitë për Vllazninë gabon Doçi ndërsa shënojnë Franja, Bajraktari dhe Gjini. Tek skuadra turke shënojnë vetëm Topçu dhe Hiz ndërsa gabojnë në tri penallti të tjera duke bërë që Vllaznia të fitojë 3-2 tek 11-metërshat dhe të kualifikohet. Pas këtij suksesi trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka thotë se skuadra e tij luftoi deri në fund.

Presidenti i Vllaznisë Lazër Matija thotë se Vllaznia tregoi karakterin e saj duke qenë se në kohën shtesë luajti me 10 futbolliste.

Arbiona Bajraktari është futbollistja e cila në këtë përballje dha një kontribut të madh duke qenë deçizive në mbrojtje me ndërhyrjet e saj por edhe me golin e tretë që shënoi në sekondat e fundit të koës shtesë ndërsa atë gol ia dedikon gjithë ekipit.

Vllaznia kërkon një kualifikim edhe në turin tjetër duke pretenduar kualifikimin në fazën finale të Ligës së Kampioneve mes 32 ekipeve më të mira.

Vllaznia pas këtij suksesi tashmë do të presë hedhjen e shortit për të mësuar se cili do të jetë kundërshtari i radhës në turin eleminator. Në rast të një fitoreje në turin e dytë atëherë Vllaznia kalon mes 32 ekipeve më të mira në Ligën e Kampioneve.

Artikulli paraprakTERRORISTI, HEROINA DHE VIKTIMA, TRE SHQIPTARËT E PËRFSHIRË NË SULMIN TERRORIST NË VJENË
Artikulli tjetërSEKUESTROHET NJË SASI PREJ 2.6 TON MARIJUANË NGA POLICIA E MALIT TË ZI NË TUZ. ARRESTOHET SHQIPTARI, DESTINACIONI ISHTE GJERMANIA