Edhe pse në kampionat po kalon momente të vështira, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur të gjejë fitoren e parë në Ligën Unike ndaj ekipit Sigal Prishtina, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 88-57. Gjithçka nisi si duhet për shkodranët, të cilët fituan dy periodat e para dhe shkuan në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 21-pikësh. Një epërsi e mjaftueshme kjo për të administruar gjithçka edhe në dy periodat e tjera dhe në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja do të fitohej me një diferencë prej 31-pikësh në favor të Vllaznisë. Pas kësaj fitoreje, trajneri i ekipit kuqeblu, Eni Llazani tha se është i kënaqur me atë çfarë skuadra e tij dha në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj, i cili është pjesë e Sigal Prishtinës, tregoi emocionet e tij se si ishte për të luajtur në Shkodër kundër Vllaznisë.

Tashmë, në kampionat, ndeshja e rradhës për Vllazninë do të jetë ndaj Teutës.

Artikulli paraprakRRUGA SHËNGJIN-VELIPOJË DREJT PËRFUNDIMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON DHE RIMERR VENDIN E DYTË