
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka shpartalluar ekipin e Tiranës, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 107-68. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” foli e gjitha për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, të cilët kaluan në avantazh dhe e mbajtën atë deri në mbyllje të krejt takimit. Sa i takon ecurisë së lojës, të katër periodat e ndeshjes u fituan nga skuadra kuqeblu, 25-17, 23-17, 31-19, 28-17, duke u fiksuar rezultati 107-68, me një diferencë prej plot 39-pikësh në favor të Vllaznisë. Pas kësaj fitoreje, trajneri Eni Llazani u shfaq shumë i kënaqur.
Ndeshja e rradhës për Vllazninë në basketboll për meshkuj do të jetë ajo ndaj Besëlidhjes në kampionat, e cila do të luhet në Shkodër ditën e dielë në orën 19:00.