Komisioni i Ligjeve ka kaluar vetëm me votat e socialistëve draftin e PS për reformën administrativo-territoriale. Reforma u miratua me 8 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës munguan. Tani reforma kalon të enjten në Kuvend, ku do të duhet të marrë 84 votat e deputetëve (3/5 e deputetëve).

Deputeti i PS, Ermal Pacaj, i cili ishte njëri prej relatorëve, propozoi që në numrin total të qyteteve, të shtohen 6 dhe nga 71 që ishte plani fillestar, bëhen 77 qytete.

Qytetet që shtohen:
Në qarkun Shkodër shtohet qyteti i Kastratit në Bashkinë Malësia e Madhe
Në qarkun Shkodër shtohet qyteti i Bushatit në Bashkinë e Vaut të Dejës
Në qarkun Dibër shtohet qyteti i Ulzës në Bashkinë Mat
Në qarkun Dibër shtohet qyteti i Kastës në Bashkinë Bulqizë
Në qarkun Lezhë shtohet qyteti Milot në Bashkinë Kurbin
Në qarkun Tiranë shtohet qyteti i Golemit në Bashkinë Kavajë

Seanca në Komision u shoqërua me debate të forta mes përfaqësuesve më mazhorancës dhe opozitës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSEANCË PLENARE, BERISHA NGA FOLTORJA: PUSHO MOS FOL TI ATJE, LËRI ATO QËNDRIME HISTERIKE
Artikulli tjetërKUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË MARTË