Inspektoret e shendetesise jane cdo dite ne terren per ligjin anti duhan por edhe per mos lejimine alkolit nen moshen 18 vjec. Kryeinspektorja Arsida Tyli tha se tashme inspektimet kalojne edhe permes sisitemit on line ne kohe reale , nga subjekti tek i cili kryhet kontrolli. Ajo sqaroi se lokalet e mbuluara ne pjeset e shtuara nuk perjashtohen nga ligji nese 51% e siperfaqes nuk eshte e hapur.

9 kane qene masat administrative te vendosura nga Inspektoriati Shteteror shendetesor ne Shkoder per mos respektim te ligjit antiduhan , ndersa kryeinspektorja ka paralajmeruar te respektohet ligji pasi tolerance ndaj shkelesve do jete zero.

Ne site te ligjit antiduhan jane dhe institucionet shteterore per te cilet eshte ngarkuar me detyre si administrator nje punonjes per cdo institucion duke u konsideruar pergjegjes ne rast shkeljeje te ligjit.