Me ardhjen e stines se ftohte te vjeshtes dhe dimrit puna e Inspektoriati Shtetëror te Shëndetit ne Shkoder do te vendose ne zbatimin realizimin e nje sere kontrollesh  te imtesishme per zbatimin e ligjit anti-duhan.

Kryeinspektori Zami Llazani shprehet se  e nuk do te tolerohet asnjë subjet qofte privat apo shteteror qe shkel ligjin ndersa gjobat nuk do te kursehen as per klientet e lokaleve.

LLAZANI: LOKALET U RUHEN INSPEKTIMEVE NË TERREN 

Sipas Llazanit po te bejme nje krahasim  me vitet e kaluara respektimi i ligjit eshte me i dukshem edhe pse shpesh  sipas tij lokalet i ruhen kontrolleve te inspetoreve ne terren.

Sipas inspektoriatit shendetsor ne qytetin e Shkodres , pervec bizneseve  private objekt i sinjalizimeve  kane qene edhe  isntitucionet shteterore  per  mos zbatimin e ligjit antiduhan .pervec kesaj aktualisht vihet re nje  ndërgjegjsim për zbatimin e ketyre rregullave , por ende ka shume te tjerë qe vijojnë te konsumojne  duhanin  ne ambiente publike. Sic dihet gjoba do te kete edhe per  duhanpirësit individ , me nje shume prej 5 mije lekësh. Ndërsa për lokalet gjoba arrin  50 mije leke për administratorin dhe 50 mije te tjera  për pronarin e subjektit.