Ligji i ri për arbitrazhin u prezantua dhe diskutua gjerësisht në Lezhë, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me bashkinë.Zevendesministri i drejtesise Klajd Karameta, u shpreh se percaktimi i rregullave kombetare per zhvillimin e arbitrazhit eshte vleresuar si nje nga prioritetet e Keshillit te Ministrave dhe ministrise se Drejtesise.

Ligji i ri i Arbitrazhit u vlersua dhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, pasi sipas tij i jep zgjidhje një sërë problematikave.

Ligji i ri, eshte rezultat i nje pune te gjate dhe intensive disa vjeçare, i nisur me asistencen teknike te projektit ”Konsolidimi i Sistemit te drejtesise ne Shqiperi” –EURALIUS- ku nepemjet tij krijohen per here te pare institucionet e arbitrazhit si dhe percaktohen rregulla te qarta mbi organizimin e procedurave te arbitrazhit ne Republiken e Shqiperise.Por gjatë këtij takimi në Lezhë, Kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë Elton Laska tha se ky ligj duhet të ishte diskutuar më parë me grupet e interesi dhe pastaj miratuar.

Artikulli paraprakNDËRHYRJA TEK MOLOJA, BECI INSPEKTON PUNIMET
Artikulli tjetërDROGA SHQETËSIM NË QARKUN LEZHË