Ligji i lojërave të fatit, opozita: Amendament për interesa klienteliste

Plotësimi të kërkesave klienteliste dhe krejtësisht politike është cilësuar nga opozita amendamenti i kërkuar nga 6 deputetë të marzhorancës për shtyrjen me dy vjet të afatit për hyrjen në fuqi të ligjit të kazinove. Tabaku: Mund të lidhet edhe me interesa klienteliste të personave pranë qeverisë, që kanë bërë lobingje gjatë kësaj kohe dhe kanë arritur në këtë rezultat. Mua më vjen për gjithë kontributin që ka dhënë opozita në këtë proces dhe nuk kishte absolutisht asnjë informacion për impaktin që do të kishte në ekonomi. Ndërkohë që edhe vetë e pranojnë se të paktën do të kishte 125 milionë dollarë të munguar në buxhetin e shtetit. Për demokratët ligji përdoret për efekte përfitimi nga bizneset e lojërave të fatit të cilët janë edhe sponsorizuesit e fushatave të qeverisë. Elmazi: Në 2013-n deklarohej dhe trumbetohej me të madhe atë operacionin e famshëm “Fundi i Marrëzisë”. Tani ndodhi marrëzia e radhës, mund ta quaj më e madhja. Në këto tre vjet nuk u zhdukën kazinotë përkundrazi. Qeveria që në fillim ka qenë peng i personave apo i bizneseve apo oligarkëve që e sollën në pushtet, po e mbajnë në pushtet dhe që ndoshta duan të fitojnë edhe zgjedhjet e radhës. Qëndrim kritik për këtë nismë ligjore ka mbajtur edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Brace, sipas të cilit deputetët duhet të konsultoheshin më parë me komisionin përgjegjës. Ndërsa firmëtarët amendamentit refuzojnë të argumentojnë nismën duke lënë si sqarim vetëm relacionin e paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë.

Artikulli paraprakTIRANA MIREPRET KONFERENCEN E BASHKIVE SHQIPTARE NE RAJON
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON NE TRANSFERTE NE VLORE, MUND 1-0 FLAMURTARIN