MAS: NUK DO TË HIQET MATURA SHTETËRORE POR DO TË KETË NDRYSHIME. Nxënësit që përfundojnë sivjet vitin e parë të gjimnazit, do të jenë brezi i parë për të cilët do të aplikohet nota mesatare për t’u pranuar në universitet. Do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të përcaktojë kufirin për ata që meritojnë ose jo të ndjekin arsimin e larte. Asnjë nuk do të futet në universitet me mesatare nën 7.

Nuk do te hiqet matura shteterore por do te kete ndryshime. Sipas MAS nuk do të ketë pesë, por tri provime për kandidatët për në universitet. “Tri testimet me detyrim: Gjuha e Huaj, Gjuhë-Letërsia dhe Matematika. Nota mesatare është kusht, por jo i vetmi për të fituar të drejtën e studimit për një nga fakultetet në vend. Do të jenë vetë universitetet nga ana e tyre, që do të përcaktojnë kritere shtesë apo edhe një mesatare mbi dyshemenë e përcaktuar, me qëllim për të përzgjedhur studentët që duan të rekrutojnë. Ky fakt është bërë me dije që në ditën e parë të prezantimit të ligjit të ri për arsimin e lartë nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Sipas MAS, qeveria merr përsipër gjithçka që ndodh në institucionet e arsimit të lartë, por nuk do të jetë ajo që vendos rregullat për përzgjedhjen e studentëve. Qe tani reforma e arsimit të lartë ka hasur në kundërshtime nga studentë dhe akademikë pasi pretendohet se ndryshimi i formës së pranimeve do të imponojë abuzivitet që në shkollë të mesme, për faktin se të gjithë do të kërkojnë të kenë notë sa më të lartë.

Artikulli paraprakVELIPOJE,AKSIDENTOHET 25 VJEÇARI
Artikulli tjetërTEKSTILET, QYTETI I SHAUZING MUNDËSI FINANCIMI NË SHKODËR