Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje kandidatin për President, Bajram Begaj menjëherë pasi ai të votohet në Parlament.

Garda

Garda
Në ligjin e ri të Gardës së Republikës, të miratuar vitin e kaluar, është specifikuar konkretisht në nenin 12, pika b që “Garda e Republikës ruan dhe mbron: Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend”. Që pasi kryeministri Rama njoftoi emrin e Begajt për President, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është filmuar dy herë nga kamerat e televizioeneve. Fillimisht të premten në mbrëmje në përfundim të takimit me Ramën dhe sot paradite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Begaj 1
Në të dyja këto dalje publike vihet re fakti që Begaj ka përdorur makinën e Shtabit të Ushtrisë me targë MM 037 MM dhe shoqërohet vetëm nga shoferi i tij. Ndërkohë që sot pasdite në përfundim të votimit, Garda do të angazhojë skuadrën që do të shoqërojë Presidentin e ardhshëm të vendit si dhe makinën që ai do të përdorë deri në 24 Korrik kur të marrë detyrën zyrtarisht.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “EKRANI I ARTIT” NË BANESËN E FAMILJES LJARJA
Artikulli tjetërANALIZA/ TRANSFORMIM DRAMATIK NGA LUFTA?! SI DUHET TË NDRYSHOJË BASHKIMI EVROPIAN