GJYKATA I KA RIKTHYER LIRINË 7 TË ARRESTUARVE TË POLICISË SË SHTETIT. 7 banoret te cilet u arrestuan pas protestes te se shtunes tek harku I berdices jane lene te lire nga gjykata e shkalles se pare ne Shkoder.

Ne masen e sigurise se mbajtur gjate se martes ne ambjentet e gjykates se shkodres, te 7 te arrestuarit jane njohur me akuzen per organizimin e paligjshem te tubimeve si dhe bllokimin e rruges kryesore Shkoder Tirane. Trupi gjyqesor ne kete ceshtje, ka hedhur poshte pretendimet e prokurorise duke I lene te lire 7 te arrestuarit. Paulin Macaj, Lulzim Mustafa ,David Lukaj,Nard Lukaj,Bert Paloka, Beadir Rexhepi, Lush Lushi qytetare te ndershem nga Dajci ,Berdica e Trushi i Shkodres , u arrestuan menjehere pas protestes te se shtunes ne te cilen kerkuan demshperblimet e munguara te permbytjeve ne zonen e Nenshkodres ne vitet 2010-2011. Nje dite me pare, ne lidghje me kete arrestim te padrejte reagoi edhe ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e cila e quajti jashte normales arrestimin e ketyre 7 shtetasve. Megjithate, tashme keto shtetas jane te lire dhe nuk dihet nese do te vijojne te protestojne edhe gjate kesaj te shtuneje ne Qarkun e Shkodres