Gjykata e Faktit Berat jep sot masën e vlerësimit “arrest në burg” pa afat për 49-vjeçarin Aliosha Emini, që akuzohet se abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare dhe tentoi të tafikonte motrën e saj 19-vjeçe.

49-vjeçari nga Kuçova,Aliosha Emini,i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve me dhunë me 13-vjeçaren B.G dhe i akuzuar se ka tentuar të trafikojë motrën e saj 19-vjeçe A.G,është përballur sot me togat e zeza në seancën e tij të parë,atë të vlerësimit të masës së arrestit. Ngjarja e rëndë e përdhunimit të minorenes B.G,nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë dhe pas abuzimit, ka qënë vetë 13-vjeçarja ajo që e ka denoncuar në polici Eminin, e shoqëruar nga motra e saj 19-vjeçe A.G,e cila ka deklaruar në polici se i njëjti person që ka abuzuar seksualisht me motrës e saj e ka përndjekur prej muajsh dhe ka tentuar ta trafikojë.

Prokurori i çështjes,Tasim Puci ka kërkuar nga Gjykata e Beratit: vlerësimim “të ligjshëm” të arrestimit të 49-vjeçarit Aliosha Emini dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që avokati mbrojtës ka kërkuar masën “arrest shtëpie” deri në vlerësimin e plotë mendor e psikologjik të tij, pasi-sipas palës mbrojtëse-49-vjeçari ka çrregullime mendore. Gjyqtarja Matilda Llangozi, pasi i degjoi palët dhe vetë të akuzuarin e ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e tij dhe ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat

Artikulli paraprak7 MIJË EURO PËR TË SHKUAR NË FRANCË PËR AZIL, ARRESTOHET POLICI KUFITAR E 2 TË TJERË
Artikulli tjetërBANORËT NË RREZIK, KALOJNË MBI URËN E SHEMBUR TË DROJËS