Qeveria amerikane ka shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunëve. Sipas zyrtarëve amerikanë, rastet kanë arritur në 6.600 në SHBA në 2 muajt e fundit, ndërsa Sekretari i Shërbimeve Shëndetëore, Xavier Becerra. deklaroi dje se ky vendim pritet që të bëjë të mundur shtimin e fondeve shtesë për të siguruar mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen.

Becerra tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta çojnë në një nivel tjetër kundërpërgjigjen ndaj virusit dhe i bëjnë thirrje popullit amerikan që ta marrë seriozisht linë e majmunëve. Sipas të dhënave të publikuara po dje, 4 gusht, numri i rasteve ka arritur në 6.600 në SHBA dhe shumica e tyre janë regjistruar në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Megjithatë, ndryshe nga Covid-19, për linë e majmunëve ekzistojnë vaksina dhe trajtime të disponueshme.

Vendimi i qeverisë amerikane vjen dy javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik, niveli më i lartë i alarmit. OBSH-ja tha më 23 korrik se lija e majmunëve, e cila ka ekzistuar në disa rajone të Afrikës për dekada, është përhapur me shpejtësi përreth globit që nga muaji maj, duke prekur mijëra persona në më shumë se 70 shtete.