Ekipi i Vllaznisë të mërkurën në SHkodër do të presë skuadrën e Lushnjes një rivale e fortë e kuqebluve aktualisht.

Nga pankina e Vllaznisë në një deklaratë për media doli kapiteni i skuadrës Gilman Lika i cili u shpreh se pavarësisht se atmosfera brënda ekipit nuk ka qënë e qetë ata në këtë ndeshje duhet ta fitojnë në çdo lloj mënyre. Duke parë ecurinë e deritanishme të skuadrës shkodrane dhe sipas Likës Vllaznisë që të dalë nga ngërçi psikologjik i nevojiten 1 ose dy fitore.

Ndërkohë Vllaznia do të zhvillojë tre ndeshje në shtëpinë e saj dhe kjo gjë për kapitenin e skuadrës shkodrane shprehet se është detyrë e Vllaznisë marrin pikët e nevojshme. Gilman Lika i pyetur se cilën skuadër sheh për mbijetesë shprehet. Vllaznia – Lushnja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 14:00 .

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR INVESTON NË BARDHAJ
Artikulli tjetërVLLAZNISË I DUHET PATJETËR NJË PRESIDENT