Kapiteni i skuadrës së Vllaznisë Gilman Lika ka qënë edhe heroi i ndeshjes ndaj Luftëtarit e zhvilluar këtë të dielë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Pas përfundimit të këtij takimi ai është shfaqur tepër i kënaqur me rezultatin . Ajo që vihej re në këtë takim ishte se numri i tifozëve ishte pak më i lartë se në ndeshjen ndaj Lushnjes e kjo të bën të mendosh se pak nga pak edhe tifozët e zjarrtë të Vllaznisë do të rikthehen.