HISTORIANI NGA ULQINI THOTË SE ËSHTË NJË MARRËDHËNIE DELIKATE. Shqiptarët e Malit të Zi kanë një marrëdhënie delikate me Shqipërinë dhe anasjelltas. Një pohim i tillë e bën historiani nga Ulqini Basri Lika i cili thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për avancimin e kulturës për shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi.Historiani Lika shprehet se shqiptarët e Malit të Zi kanë shumë probleme aktualisht me arsimin e kulturën ndaj thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të japin një ndihmë më të madhe.

Mungesa e duhur e vëmendjes nga Shqipëria për bashkëkombasit në shtetin malazez thotë historiani Lika dëmton shqiptarët përtej kufirit dhe evidenton mospasjen e Ministrisë për Diasporën në Shqipëri e Kosovë. Në Malin e Zi mungon bashkëpunimi edhe mes vetë shqiptarëve të cilët sipas historianit Lika janë ndarë për shkak të interesave ekonomik e politik. Shqiptarët në Malin e Zi janë rreth 31 mijë banorë. Pjesa më e madhe jetojnë në Ulqin ndërsa janë të shtrirë edhe në Plavë, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë. Pavarësisht se përbëjnë rreth 5% të popullsisë, shqiptarët në Malin e Zi ende nuk janë factor për shkak të problemeve që kanë.

Artikulli paraprakBAZHDARI, SË BASHKU DO TË BËJMË INVESTIME TË MËDHA
Artikulli tjetërTATIMET, LERA: VELIPOJA NË FOKUS PËR KONTROLLET