Dy vajza binjake, që kanë lindur me kokë të bashkuara, kanë kaluar me sukses operacionin për ndarjen e tyre.

Operacioni, është zhvilluar për 12 orë në Qendrën Mjekësore Soroka në Izrael, ndërsa terapitë dhe trajtimet kanë zgjatur disa muaj.

Dhjetëra ekspertë janë përfshirë gjatë ndërhyrjes, për të bërë të mundur realizimin me sukses të këtij operacioni të radhë.

“Ata po marrin frymë dhe hanë vetë”, tha Eldad Silberstein, kreu i departamentit të kirurgjisë plastike të Sorokës, për lajmet izraelite Channel 12.

Operacione të kësaj natyre janë vërtetë të rralla. Në të gjithë botën janë realizuar 20 të tilla, shkruan BBC.