Linjat elektrike në pallatet e vjetra janë kthyer në një rrezik të konsiderueshëm për qytetarët shkodranë. Alarmin e ka dhënë shefi I sektorit të parandalimit, Muhamet Smajli në drejtorinë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër ndërsa tregon se në shumë raste, këto lidhje elektrike të amortizuara janë bërë shkak të zjarret në banesa.
Nga ana tjetër, Smajli tregon se një ndërgjegjësim më I madh vihet re nga subjektet private, të cilët janë të detyruar të respektojnë regulloret për sigurinë në punë.
Muajt e fundit ka patur një rritje të rasteve të zjarrit në banesa, ku përveç bombulave të gazit, lidhjet elektrike të amortizuara kryesisht në pallatet e vjetra në Shkodër janë kthyer në një rrezik serioz për qytetarët.